Një (1) Asistent/e Konsullor/e

Arbetsbeskrivning

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Punëve të Jashtme - Ministarstvo Inistranih Poslova - Ministry of Foreign Affairs
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm shpall:

K O N K U R S
Për vend të lirë pune:

Pozita: Një (1) Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm

Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 21 Korrik 2020 deri me 3 Gusht 2020

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:
. Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
. Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me
të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese.
. Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente
dhe përkthimet konsullore.
. Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt.
. Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.
. Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
? Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
? Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
? Të ketë njohuri të gjuhës suedeze / angleze, kurse preferohet edhe njohja e gjuhëve tjera;
? Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
? Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët suedeze /
angleze;
? Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
? Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë
efektive duke punuar në një ambient nën presion;
? Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të
intervistuar.
- CV-në;
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Kopjet e kualifikimit-diplomës;
- Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
- Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
- Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);

Dokumentet dorëzohen përmes postës në adresën consulate.stockholm@rks-gov.net.

Sammanfattning

  • Arbetsplats: Kosovos Ambassad STOCKHOLM
  • 1 plats
  • 6 månader eller längre
  • Heltid
  • Fast månads- vecko- eller timlön
  • Publicerat: 21 juli 2020
  • Ansök senast: 3 augusti 2020

Besöksadress

Birger Jarlsgatan 33 1:vån
None

Postadress

Birger Jarlsgatan 33 1:vån
STOCKHOLM, 11145

Liknande jobb


23 december 2024

Business Support

Business Support

20 december 2024

23 december 2024